... Nami.al

Përgjimet tek FAKULTETI i “Drejtësisë” në Shkodër: Vajza: Doli Senada 5! Babai: Ah plehra, pse për 5 pagova!

Një dosje penale që mban Nr. 474, e cila është regjistruar në Prokurorinë e Lezhës për ndjekjen e një rasti të prodhimit dhe shitjes së drogës, ka nxjerrë zbuluar një seri bisedash të përgjuara, që flisnin për një episod korruptiv në sistemin e Drejtësisë dhe në sistemin universitar në Shkodër.

Për shkak të kësaj situate prokurorët e Lezhës, duke vlerësuar çështjen, kanë vendosur që bisedat e përgjuara t’ia dërgojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK në Tiranë.

Këto përgjime dhe të tjera të kryera më pas nga SPAK, u kthyen në gurin e themelit të një dosje penale që mban Nr. 546, ku të pandehur për korrupsion pasiv përfunduan profesorët e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, si: Dekani Gasper Kokaj, shefja e departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Senada Reçi dhe pedagogia pranë këtij Departamenti, Luljeta Zefi.

Nën akuzë për korrupsion aktiv kanë përfunduar dhe Lekë Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët janë prindërit e dy studenteve që kishin ngelur në provimet e “Masterit”.

Profesorët e Dekanatit, dyshohet se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra në këmbim për t’i vendosur nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale.