...
Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, duke folur për urdhrat e Sali Berishës gjatë kohës që ai ka qenë president ka treguar dhe urdhrat për të eliminuar kundërshtarët e tij të asaj kohe Rexhep Meidani dhe Neritan Cekën në vitin 1996.
Pjesë nga intervista dhënë gazetarit Arbër Hitaj në emisionin Studio Live në Report Tv.
Paro Laci: Kush desh me vra Neritan Cekën? Kush desh e hodhi në shkëmb makinën e Rexhep Meidanit e donte të vriste Rexhep Meidanin? Ti hapin dosjet.
Arbër Hitaj: Përse i bënit?
Paro Laci: I bënim sepse ishte që Berisha duhej të rrinte pa tjetër në pushtet
Arbër Hitaj: E bënit me urdhër apo iniciativa tuaja për të shërbyer.
Paro Laci: Si mund të bëhej një ngjarje pa dhënë urdhër Sali Berisha. Nëse do e bëja do arrestohesha të nesërmen. Si mund të merret makina e Rexhep Meidanit sa del nga PS dhe hidhet në shkëmb në Krrabë. Pse hidhet. E di shoferi pse u hodh. U mor nga 3 persona dhe u hodh në shkëmb. Pse do vritej Rexhep Mejdani në Mamurras?! Sepse Rexhep Mejdani ishte përgatitur për ti zënë vendin Sali Berishës. Sali Berisha e dinte këtë gjë?
Pse do të vritej Neritan Ceka?! Sepse iu bë kundërshtar në një moment që Berisha nuk e priste që Neritan Ceka të ishte kundërshtar i tij. Vetëm Zoti i madh e ka shpëtuar Neritan Cekën.
Arbër Hitaj: Po bëni deklarata shumë të forta. Drejtësia do të të thërasë.
Paro Laci: Jepi numrin, unë vij direkt.