...
Miss Univers Albania 2024, Françeska Rustem, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për tradhtinë nga ish-partneri i saj.
Françeska rrëfeu se pasi mori vesh tradhtinë ishte ndjerë e thyer, por shtoi se kjo tashmë është pjesë e së shkuarës.
Missi ndër të tjera tha se nuk ka marrë hak për situatën që ndodhi, por theksoi se hakmarrja më e mirë është për tu bërë më e mira e vetës tënde.
“Isha komplet e thyer, është gjëja e parë që mund të ndjesh. Por mendoj se nuk ka nevojë për hakmarrje, nuk ka vend për ti bërë dikujt tjetër keq. Nëse dikush ka qenë i keq më ty, nuk ke pse të shkon në nivelin e tij. Thjesht mund të ecësh përpara, hakmarrja më e mirë është për tu bërë më e mira e vetës tënde”, tha ajo në ‘Se luan topi’.
Madje misi tregoi se ish-partnerja dhe vajza më të cilinë ai e kishte tradhtuar i kanë kërkuar falje.
“Më ka ardhur më ka kërkuar dhe falje, kështu që goca, ata vijnë, kthehen. Të dy më kanë kërkuar falje. Por është pjesë e së kaluarës”, tha Françeska Rustem.