... Nami.al

Fitoi zgjedhjet më 4 gusht, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës!

Vangjel Tavo është betuar sot si kryetari i Bashkisë Himarë, në mbledhjen e mbajtur në Këshillin Bashkiak.

Tavo u konfirmua nga gjykata sot si kreu i Bashkisë Himarë më 23 shtator, pasi fitoi zgjedhjet si krye bashkiak më 4 gusht përballë kandidatit tjetër Petro Gjikuria.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës, vendim i cili erdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.

“Jam i privilegjuar të qëndroj para jush si kryetar i Bashkisë së Himarës. Do i shërbej Himarës dhe të gjithë banorëve. Kryebashkiaku njihet ndryshe dhe si qytetar i parë, por unë zotohem se do jem shërbëtori i parë i Himarës, në të mirë të çdo banori”, tha ai.