...
Një granatë dore është hedhur në Zveçan, në një karburant të hapur së fundmi në veri të vendit, duke dëmtuar kështu tre makina dhe objektet përcjellëse të karburantit.
Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, kolonel Veton Elshani.
Sipas tij nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Elshani tha se ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
“Rreth mesnatës në hapësirën e karburanti e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në ndërtesën e karburantit dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çfarë e ka shkaktuakëtë shpërthim, ndërsa njësitet e specializuara të policisë janë duke vazhduat hetimet”, ka deklaruar Elshani.