... Nami.al

Bashkëshorti i Ermonela Felajt në SPAK, Prokurori do pyetet për dosjen ‘Toyota Yaris’

Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim.

Valikaj dyshohet se po jep aktualisht deklarime për një dosje të fortë hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime hetimore përfshirë marrje të dëshmive.

Për këtë dosje, janë pyetur edhe ish-funksionarë të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vettingut.

Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.