...
Rreth një orë pas i Ervin Salianji u paraqit vullnetarisht në polici pas dënimit të një dite më parë me një vit burg, avokati i tij foli për gazetarët duke thënë se ish-deputeti do të niset mbrëmjen e sotme në drejtim të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin.
Avokati Ledio Braho ritheksoi edhe njëherë pretendimet se ky është një dënim krejtësisht politik ndaj Salianjit, ndërsa theksoi faktin se pavarësisht kësaj, deputeti u paraqit vullnetarisht në polici.
“Salianji erdhi para rreth një ore. Na u komunikua procedura. Patëm një sjellje korrekte nga drejtuesit e policisë. Pavarësisht se kjo është një vendimmarrje krejtësisht politike. Do të niset drejt Fierit mbrëmjen e sotme”.
I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë problem fakti që Salianji do të jetë në të njëjtin burg ku janë edhe ish-funksionarë apo ish-eksponentë të PS që janë dënuar, avokati u shpreh se:
“Nuk ka asnjë problematikë të tillë, të paktën nga informacionet që ne kemi. Gjithsesi kjo është detyrë e shtetit, nuk është detyrë e z.Salianji që të shmangë përplasjet”.