...
Këngëtarja e famshme greke Marinella është shembur në skenë teksa ishte duke performuar për spektatorët në odeonin Herodesit në Athinë.
Ajo ishte duke performuar këngën e dytë nga repertori i saj, teksa siç u dallua edhe nga pamjet, nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë në skenë.
Spektatorët kanë reaguar të shokuar dhe tronditur nga ngjarja. Sipas medieve greke, Marinella është larguar me urgjencë nga skena drejt spitalit, pa ndjenja. Sakaq, koncerti është anuluar.
Kyriaki Papadopoulou, e njohur me emrin e skenës Marinella është 86-vjeçe. Ajo ka vizituar Shqipërinë gjatë komunizmit në vitin 1977 si dhe është rikthyer disa herë në periudhën e demokracisë.
Vizita e saj e fundit në Shqipëri, ishte në prill të këtij viti.