... Nami.al

Salianji përshëndet gazetarët nga Drejtoria e Policisë së Tiranës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua këtë të enjte me një vit burg nga Gjykata e Apelit për çështjen “Babalja”.

E teksa pritet që demokrati të vihet në pranga pasi vendimi është i ekzekutueshëm, derisa të ndodhë kjo, Salianji do të shijojë lirinë.

Ne disa pamje, Salianji shihet teksa kalon para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Ai përshëndet gazetarët që ndodheshin aty, në fakt në pritje të arrestimit të tij dhe largohet.

Salianji është larguar dhe nuk është futur në ambientet e policisë, por ka lëvizur në drejtim të rrugës “Myslym Shyri”.