... Nami.al

“Pranga në duart e opozitës”, Gjekmarkaj për dënimin e Salianjit: Ditë e zezë për drejtësinë!

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, në lidhje me dënimin me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji është shprehur se “është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot”.

Gjekmarkaj po ashtu deklaroi se PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi dhe kjo e sotmja ishte një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Pranga në duart e Opozitës!

Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë dhe për demokracinë!

PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd.

Demokratët dhe qytetarët e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozitës! Pas politikanëve të Opozitës prangat tunden për ta.

Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm, ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikaturës!