... Nami.al

Dënimi me burg i Ervin Salianjit, mbledhje urgjente të Grupit të PD-së!

Gazment Bardhit ka thirrur mbledhje urgjente të Grupit të PD-së pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit.

Mbledhja urgjente e Grupit Parlamentar të PD-së do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Bardhi ka kërkuar që të jetë i pranishëm i gjithë Grupi. Mbledhja urgjente do të zhvillohet pasi Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit Salianji.

Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ndërsa ligjvënësi demokrat deklaroi se ky është një dënim politik.

Salianji u shpreh se pavarësisht ketij vendimi, fushatetn do ta vazhdojë, madje sic u shpreh ai ” do ta bej nga burgu”.

“Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel. E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD.
Deputeti demokrat Salianji paralajmëroi se do të ndjekë hapat e tjera ligjore.