... Nami.al

Dënimi i Salianjit “rikthen” Monika Kryemadhin: Vendim absurd, mbrojti interesin publik

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe larg politikës, Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dënimin që Gjykata e Apelit caktoi sot për deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Teksa e quan absurd dhe politik vendimin e gjykatës, deputetja e Partisë së Lirisë thotë se burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci.

“Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me logjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor. Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime”, shkruan Kryemadhi.