...
Ky është Nikoll Lekndreaj është efektivi i policisë që humbi jetën gjatë stuhisë që përfshiu Shkodrën mbrëmjen e kaluar.
51-vjeçari, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po kthehej në shtëpi me motor, kur për shkak të reshjeve masive dhe mungesës së ndriçimit humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
Banorët e zonës kanë treguar për mediat se kanali në fshatin Bardhaj, që derdhet në lumin Kir, mbrëmjen e kaluar ishte fryrë shumë dhe kishte arritur nivelin e rrugës.