... Nami.al

Rrebeshe në të gjithë vendin, paralajmërimi i meteorologes: Çështje orësh

Pas të hënës me diell, e marta e sotme ka nisur e zymtë dhe për çështje orësh priten rrebeshe në të gjithë territorin e vendit.

Paralajmërimi u dha nga meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës, reshjet do të jenë të fokusuara kryesisht në veri dhe jug dhe më pak në zonat qendrore.

“Dita e ngrysur, nuk ka reshje në kryeqytet. Çështje orësh që rrebeshet afatshkurta në të gjithë Shqipërinë kryesisht në zonat veriore dhe në jug. Më pak në zonat qendrore”, tha ajo.

Sipas meteorologes, rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër, ndërsa temperaturat do të ulen me dy gradë.

“Në mesditë ulen me dy gradë temperaturat. Era do të forcohet nga paraditja dhe pasdite. Rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër. Termometri do të ketë rënie me dy tre gradë në zonat veriore (25-26 gradë) dhe në jug 28 gradë”.