... Nami.al

“Po më vinte të të kafshoja…”, zbardhen SMS-të e skandalit erotik në Gjykatën Kushtetuese

Prej kohësh nëpër korridoret e drejtësisë përflitet për një skandal në Gjykatën Kushtetuese. Një gjyqtar i Kushtetueses aludohet se ka patur komunikime të papërshtatshme, intime me një vartëse.

Portali weblajm.com ka publikuar dy fragmente nga këto komunikime dhe pretendon që i përkasin një gjyqtari të Kushtetueses, por që nuk ka asnjë emër se kujt nga gjyqtarëve i përkasin apo nëse janë autentike.

Në këto sms flitet për “kafshime erotike” dhe gjuhë përbuzëse ndaj zyrtarëve të tjerë të gjykatës.

Ndërkohë, Gjykata Kushtuese vendosi sot të deklarojë të mbaruar përpara afatit mandatin e gjyqtares së kësaj gjykate, Elsa Toska.

Katër ditë pasi anëtarja Toska paraqiti dorëheqjen nga detyra për arsye personale, Kushtetuesja shqyrtoi kërkesën e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së dorëhequr.

Duke e vlerësuar dorëheqjen e gjyqtares Toska nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetuese, kolegët e saj vendosën të deklarojnë mbarimin e mandatit të saj.

Në të njëjtin vendim, që hyn në fuqi menjëherë, Kushtetuesja vendosi të njoftojë Kuvendin e Republikës si organ emërtese si edhe Presidentin e Shqipërisë.

Elsa Toska u zgjodh si anëtare e Kushtetueses më 12 shkurt 2018 për një vakancë të shpallur nga Kuvendi, ndërsa betimin e bëri më 14 nëntor 2019.