... Nami.al

Në Itali të bindur, Etrit Berisha do të nënshkruajë me Barcelonën

Në moshën 35-vjeçare, Etrit Berisha, portieri që ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares shqiptare për një kohë të gjatë, mund të kalojë te skuadra e Barcelonës.

Lajmi është dhënë nga mediat italiane, të cilat e kanë renditur gardianin kuqezi në krye të listës së mundësive për katalanasit. E gjitha ka të bëjë me dëmtimin e portierit të parë Marc-André ter Stegen, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 8 muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Kur merkatoja është mbyllur më 30 gusht, Barcelona nuk ka asnjë mundësi tjetër veç të shohë te portierët që kanë mbetur pa skuadër dhe sipas “tuttomercatoweb”, 35-vjeçari shqiptar është në krye të listës.

Sezonin e fundit, Berisha ishte pjesë e Empolit, por nuk e rinovojë kontratën në mbyllje të kampionatit, ndërsa më herët ai ka luajtur edhe me Lazio, Atalanta, SPAL e Torino.