...
Në një intervistë për “New York Times”, kryeministri Rama zbuloi qëllimet e tij për krijimin e shtetit Bektashi në Tiranë, që do të ishte një enklavë sipas modelit të Vatikanit, por katër herë më e vogël.
Që pas kësaj deklarate kjo është çështja që ka pushtuar mediat jo vetëm në Shqipëri, e cila herë pas here është risjellë në vëmendje edhe nga vet kryeministrI Rama, siç ka bërë edhe pasditen e së hënës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar kopertinën e librit “The Albanian Bektashi” nga Robert Elsie.
Rama shkruan bashkëngjitur se ky libër i jashtëzakonshëm, siç e quan ai, tregon kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë”, shkruan Rama.
“Një libër i jashtëzakonshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Selia Botërore e Bektashinjve është themeluar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan kryeministri Rama.