...
Një 42-vjeçar është paraqitur në QSUT i plagosur dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, personi me banim në zonën e Shkozës kishte marrë një plagë me mjet prerës në këmbë.
Nga deklarimi i tij rezulton se në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.