...
Luiza Gega nuk di të ndalet! Atletja kuqezi zuri vendin e parë në Maratonën e Prishtinës, duke vendosur dhe rekord kombëtar.
Gega përshkoi 42 km për 2 orë e 35 minuta e 7 të qindtat, duke lënë pas dhe sportistet nga Kenia që konsiderohen si eksperte të garave të gjata.
Pavarësisht se vitet kalojnë, 35-vjeçarja tregoi se ka ende forcë për të triumfuar. Kjo ishte hera e parë që Gega arrin të dalë e para në një kompeticion të tillë.
Tani, objektivi i radhës për atleten është Maratona e Tiranës, ku edhe aty do te vrapojë 42 km.