... Nami.al

EMRI / Shpërthim me tritol në një banesë në Vaun e Dejës

Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në portën e një banese në Bushat të Vaut të Dejës.

Sipas policisë, lëda plasëse është hedhur nga persona të paidentifikuar në derën e banesës së shtetasit 62-vjeçar Filip Dodaj.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 62 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.