...
Në këtë hapësire prej afro 11 ha toka e prona të komunitetit bektashi pritet të krijohet një shtet i ri, ndoshta shteti më i vogël në botë.
Ky është të paktën projekti që ka shpalosur kryeministri i vendit Edi Rama duke folur për prestigjiozen amerikane “New York Times”, ku publikohet se shteti i ri do të jetë si një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit në Romë.
Por këtu do të lejohet të pihet alkool, gratë mund të vishen si të duan dhe ku nuk do të imponohen rregulla të stilit të jetesës?
Studiuesi Auron Tare shprehet: “Mendoj që për turizëm do të ishte shumë interesante, sepse do t’i shtojë Tiranës një pikë tjetër turistike.
Bektashizmi është një urdhër. Krijimi i një mini-Vatikani te Poligrafiku i Tiranës, mendoj se është pak më shumë se një shaka e bukur për të tërhequr vëmendje te New York Times. Edhe kjo ide, nëse nuk është me humor, do të ketë problematikat e saj. Disa teqe të ndryshme nuk e njohin Qendrën e Tiranës”.
Kryeministri është shprehur se një ekip ekspertësh ligjor por hartojnë legjislacioni që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë si një mënyre për të promovuar tolerancën fetare i cili duhet të miratohet në parlament
“Një pjesë e mirë e themeluesve shqiptarë kanë qenë bektashianë dhe mendoj se bektashizmi nuk është ndihmuar sa duhet. Por mendoj se nuk është kjo ndihma e duhur. Nëse kryeministri ka një ide të tillë, atëherë mendoj se z.Rama duhet të jetë 100 hapa para nesh që e njohim këtë fushë, ose është një ide e Ministrisë së Turizmit”, shton Tare.
Në një deklaratë për mediat, Udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë të kryeministrit.