...
Biznesmeni Kristian Boçi, i cili u përfshi një javë më parë në një aksident me makinë, teksa udhëtonte me dy fëmijët e tij, vazhdon që të qëndrojë i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Në një foto që ka postuar në rrjetet sociale, ai thotë se është e vështirë që të mësohet me humbjen e shikimit në njërin sy, ndërsa falenderon mjekët për kujdesin që kanë treguar ndaj tij.
“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 vjetëve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlersojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak #fatosolldashi”, shkruan Boçi në postimin e tij.
Përmes një video që publikoi dy ditë më parë, ai tha se kishte humbur shikimin në syrin e majtë, ndërkohë që fatmirësisht, dy fëmijët e mitur që ishin në të njëjtën makinë me të, kanë pësuar dëmtime më të lehta.