... Nami.al

Demokratët e Lezhës nuk e duan Gjekmarkajn: Nëse vendoset drejtues politik, s’dalim në fushatë!

Në mbledhjen e parë të organizuar me strukturat e Partisë Demokratike në Lezhë, ku sekretari i përgjithshëm Flamur Noka prezantoi përballë demokratëve të këtij qarku, drejtuesin e ri politik, Agron Gjekmarkaj, ka pasur debate dhe përplasje të forta.

Gjekmarkaj është kontestuar nga një numër I madh drejtuesish lokal të PD në Lezhë, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj tij. Disa prej zyrtarëve lokal të PD në këtë qark kanë deklaruar se nëse Gjerkmarkaj do të vendoset përfundimisht si drejtues politik në Lezhë, ata nuk do të dalin në fushatë për të kërkuar vota për Partinë Demokratike.

Disa të tjerë mësohet që të kenë kërkuar respektimin e primareve, një parim që u premtua nga Sali Berisha në Kuvendin 11 dhjetorit 2021.

Agron Gjekmarkaj ka dalë deputet nga listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por atëherë ishte I dyti në listë pas Mark Markut, që ishte drejtues politik.

Kontestimi ndaj Gjekmarkajt në bazë lidhet me qëndrimet që ai mbajti gjatë 2 viteve përplasje të brendshme në PD. Në fillim të kësaj përplasje Agron Gjekmarkaj ishte kundër lëvizjes së SALI BERISHËS, por në 12 muajt e fundit ndryshoi qasje, ku bashkë me disa deputetë të tjerë pjesë e “grupimit Bardhit” që u afruan në PD dhe morën disa poste drejtuese në parti dhe së fundmi në fillim të shtatorit, kryedemokrati Berisha iu besoi disa qarqe të rëndësishme, si Lezha, Kukësi, Fieri, Dibra apo Elbasani.