... Nami.al

Përvetësuan mbi 2 mln lekë/ Skema si 22 efektivët e Kukësit dhe Lezhës gjobisnin automjetet me targa të huaja

Zbardhet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Lezhës dhe Kukësit kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e kishin shënuar në procesverbal.

Por nga ana tjetër, ka rezultuar se efektivët i kishin përvetësuar paratë, duke mos i dorëzuar te financa.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë Lekë të vjetra.

Një prej efektivëve kryesorë, i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i Seksionit të Qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi ditën e djeshme se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Kukësit që ka caktuar masa sigurie për 22 punonjës policie, të dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre.