...
Një sherr i ashpër ka ndodhur gjatë punës mes dy punëtorëve ndërtimi në Heraklion të Greqisë, ku njëri prej tyre ishte shqiptar, ndërsa tjetri palestinez.
Sherri ka nisur për një mosmarrëveshje në punë dhe në vend që të komunikonin, dy punëtorët janë goditur njëri tjetrin me sende të forta.
Njëri ka goditur me çekiç, ndërsa tjetri me vare.
Të dy të plagosur lehtë në kokë dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Më pas policia i ka arrestuar, ndërsa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.