...
Nënë e bir kanë ndërruar jetë gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit.
Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.
Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.
Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.