... Nami.al

Vdekja e parakohshme e Gerti Bogdanit, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen para kohe nga jeta të ish deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama në Facebook.

Gerti Bogdani u nda nga jeta mesditën e sotme, pas një arresti kardiak.