... Nami.al

Vdekja e Gerti Bogdanit, Shkëlzen Berisha: E trishtë ikja jote e parakohshme!

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Gerti Bogdani.

Shkëlzen Berisha në një postim në rrjetet sociale se ndarja e tij nga jeta ishte e parakohshme, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes.

Reagimi i Shkëlzen Berishës:

Sa e dhimbshme dhe e trishte ikja jote e befasishme dhe e parakohshme! Buzeqeshja dhe pozitiviteti yt do ngelen pergjithmone ne zemren dhe kujtimet e mia! Qofsh i Parajses Gert! Ngushellime familjes per aq vlere sa mund te kene per nje humbje te tille!
Vdekja e parakohshme e politikanit demokrat dhe profesorit Gerti Bogdani, ka tronditur miqtë dhe kolegët e shumtë që ai kishte.

44 vjeçari ka pësuar arrest kardiak teksa bëhej gati për një takim zyrtar dhe pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital, ka mbyllur sytë përgjithmonë.