...
Shpërthimet që në dukje synonin telekomandë të përdorur nga Hezbollahu shpërthyen në qytete të shumta në Liban të mërkurën pasdite, vetëm një ditë pas një sulmi të gjerë në të cilin pajierët e përdorur kryesisht nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen, duke plagosur mbi 2,800 dhe duke vrarë 12.
Shpërthime të tjera të pajisjeve elektronike kanë ndodhur ditën e sotme në disa qytete të Libanit, duke targetuar milicinë e Hezbollahut.
Sipas raportimeve, shpërthimet që vijnë vetëm një ditë pasi mijëra aparate “pager” shpërthyen në duart e Hezbollah duke shkaktuar 12 viktima dhe mbi 2800 të plagosur, këtë herë kanë targetuar pajisjet radiomarrëse.
Shpërthimet ndodhën në periferitë jugore të Bejrutit, si dhe qytetet Nabatieh, Tire dhe Saida në Libanin jugor.
Një burim i Hezbollah konfirmoi se radiomarrëset e përdorura nga grupi ishin në shënjestër. Një burim i lartë i sigurisë tha se shpërthimet ishin në përmasa të vogla, të ngjashme me sulmin e djeshëm, dhe tha se agjencitë e sigurisë do të hetojnë më tej çështjen.
Nuk ka ende raporte për viktima, por ambulancat u dëgjuan nga gazetarët e huaj në periferitë jugore të Bejrutit.
Disa makina, motora dhe apartamente raportohet se kanë marrë flakë, pasi brenda tyre ndodheshin këto radiomarrësa.