... Nami.al

Ndryshime në qeveri, kë shkarkoi dhe kë emëroi kryeministri Rama (EMRAT)

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra dy zëvendësministre, ndërsa ka emëruar disa zëvendësministra.

Rama ka larguar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj. Jaupaj mbante më herët detyrën “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”

Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit të këtij dikasteri Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vend të tij për postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama.

Ndërkohë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe (Anagnosti).

Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.