... Nami.al

Ndërpriten punimet në aeroportin e Vlorë/ Punonjësit në protestë, shkak pagat e prapambetura

Punonjësit e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës prej disa ditësh janë në protestë. Mësohet se ata kanë ndërprerë punimet për shkak se nuk kanë marrë pagat.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është parashikuar të hapet dhe të nisë fluturimet pranverën e vitit të ardhshëm.

Po ashtu ishte parashikuar që brenda vitit do të kryhej edhe aplikimi për certifikimin e aeroportit, ku do të vlerësohej operimi i tij, kualifikimi i stafit dhe siguria në terren.