...
Një infermier në Pogradec është shoqëruar në polici pas denoncimit në emisionin “Stop”, ku një vajzë e pajisur me kamera të fshetë, pretendonte se e kishte ngacmuar gjatë vizitës në spital.
Policia e Pogradecit thotë se materialet ia ka kaluar prokurorisë së qytetit, me akuzën e “ngacmimit seksual”.
Në videon e fshehtë të filmuar nga vajza e inliftruar, kjo e fundit dëgjohej teksa pyeste infermierin se ku do të largoheshin së bashku pasi ai të linte turnin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Pjesë nga biseda e përgjuar:
Infermieri Metjan Muça: Tani, ne këtej lart, mbaruam… Tani do fillojmë këtej poshtë.
E infiltruara: Prapë do vej termometër?!
Infermieri Metjan Muça: Ce e vendose njëherë ti qëparë?
E infiltruara: Po ma vendosën njëherë…
Infermieri Metjan Muça: Na, vendose njëherë prej meje…!
E infiltruara: Prapë?!
Infermieri Metjan Muça: Varet, si e ke mbajtur.
E infiltruara: Mirë e vura unë.
Infermieri Metjan Muça: E, nuk e di unë…Do ta shikojmë gjendje tani mos ketë… Unë, kur e pashë atë të verdhin, mos e mbajte shumë kohë në dorë kushedi? Dhe mos i ra?
E infiltruara: Ndoshta!
Infermieri Metjan Muça: Se 36 e gjysmë ishte.
E infiltruara: S’e di! Ajo e solli, e mbajta 5-6 minuta…
Infermieri Metjan Muça: Vere këtë njëherë, ta shikojmë, pastaj, kështu nuk të lemë. Do të të bëjmë derman! Të të bëjmë fil edhe të ikësh, se s’ka kuptim ashtu, që të na vish gjende herë tjetër.
E infiltruara: Ca do bëj? Po të gjithë pacientët me kaq mirësjellje, me kaq dashuri?!
Infermieri Metjan Muça: Me mirësjellje! Ata, që vuajnë nga zemra, me mirësjellje e duan, dhembshuri, dashuri, se vjen tanshi njëçikë i mërzitur njëçikë ashtu…, ëëë e kam mirë, ç’ke? Ke emocione?
… Metjanin e kërkon doktoresha e Urgjencës, ai është duke ngacmuar pacienten…
Doktoresha e Urgjencës, Pogradec: Metjan!
Infermieri Metjan Muça: Erdha doktoresha!
E infiltruara: Aman mos më lër edhe 10 orë të tjera këtu…!
Infermieri Metjan Muça: Jo de, ce 10 orë…,më e shumta deri në 10:00 të darkës jam unë këtu.
E infiltruara: Deri kur?
Infermieri Metjan Muça: Deri në 10:00 të darkës… Eeee edhe ikim pastaj.
E infiltruara: Pastaj ku?
Infermieri Metjan Muça: Ikim bashkë pastaj…
E infiltruara: Ku të ikim pastaj?
Infermieri Metjan Muça: Ku të duash…!
E infiltruara: Unë me pushime jam.
Infermieri Metjan Muça: Edhe unë me pushime! Ku të duash ti!
E infiltruara: Po ti, je në punë?
Infermieri Metjan Muça: Po s’ka gjë, një ditë do e le unë punën…, kështu që rri urtë…!
E infiltruara: Ë..?
Infermieri Metjan Muça: E kam me vërte! Ja të shikoj një çikë andej dhe erdha…!
Infermieri Metjan Muça: Të marrim një analizë, se na i kërkon ai doktori, kardiologu. Ke temperaturë?
E infiltruara: Jo! Njëlloj si herën e kaluar.
Infermieri Metjan Muça: Do të marr një analizë.
E infiltruara: Jo, jo! Nuk bëj gjilpërë unë, absolutisht.
Infermieri Metjan Muça: Jo gjilpërë! Do të marr një analizë, më tha ai doktori i zemrës.
E infiltruara: Jo, jo! E kam tmerr! Nuk pranoj të jap gjak…,të lutem!
Infermieri Metjan Muça: Pe meje, pe meje…
E infiltruara: Tani shtyju një çikë! Unë erdha për t’u vizituar, jo për të gjetur diçka tjetër…
Infermieri Metjan Muça: Për t’u vizituar de, jo dedede gjë tjetër! Ulu tashi..!
E infiltruara: Po mirë, o burrë i dheut, ngele duke…
Infermieri Metjan Muça: Ulu tashi, ulu tashi…!
E infiltruara: Jo, jo! Nuk jap gjak…
Infermieri Metjan Muça: Do ta mbushim mendjen, me të mirë me të keq! Hajde shtrihu tani!
E infiltruara: Jo, jo! Nuk jap gjak, seriozisht nuk jap gjak…
E infiltruara e Stop, refuzoi të japë analizat dhe firmosi edhe tek libri i vizitave në prani të doktoreshës.
E infiltruara: Refuzoj të bëj analizat dhe…?
Doktoresha: Mjekimin spitalor!
E infiltruara: Ok!
Infermieri Metjan Muça: Kështu që, të shkuara ti…! Ishalla s’vjen më këtu!
E infiltruara: Ishalla jo…! Ju i trajtokeni shumë mirë pacientët!
Infermieri Metjan Muça: Ja…!