... Nami.al

Abuzim me fondet e BE në SASPAC, shtyhet seanca për Beqajn dhe bashkëpunëtorët

Në seancën e kësaj të mërkure, mbrojtja e Ilir Beqajt, ish drejtorit të agjencisë Saspac, kërkoi materialet hetimore nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk u paraqit njëri prej avokatëve të personave që janë nën hetim për këtë çështje, çka çoi në shtyrjen e seancës më 4 tetor në orën 13:30.

Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Saspac.

Për këtë çështje, janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Ilir Beqaj, Ermal Kurtualj dhe Alfred Nikollaj.

Gazmend Haxhia dhe Elton Martini u lanë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë masën “detyrim paraqitje.