...
Policia e Shtetit ka dalë sot me një tjetër njoftim të rëndësishëm për qytetarët. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat policia bën apel për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”.
Sipas policisë kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para, duke përdoruar videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është një mashtrim.
“Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare”, njofton Policia.
Ky aplikacion përdoret kryesisht nga nxënësit për të fituar para dhe policia u bën apel prindërve që të mos lejojnë fëmijët të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes.
“Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj.
❌MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE!
❌MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!”, njofton Policia