...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin e zyrtares së lartë të Departametit të Shtetit amerikan me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani.
Colleen Hyland, Drejtoreshë e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së ka shprehur mbështetjen e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura shqiptare, duke thënë se reforma në drejtësi ka një rol vendimtar në avancimin e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë.
“Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtoreshë e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, u takua me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.