...
Ish-presidenti Donald Trump është marrë menjëherë nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret pasi agjentët e tij hapën zjarr ndaj një burri që u pa me një armë teksa ish-presidenti ishte duke luajtur golf në fushat e tij në Florida.
Burimet të New York Post thanë se Shërbimi Sekret pikasi një individ të dyshimtë në kursin ndërkombëtar të golfit “Trump” në West Palm Beach dhe hapi zjarr kur agjentët panë diçka që dukej të ishte si tyta e një arme.
Sipas CNN, autoritetet besojnë se personi ka qëlluar duke synuar Trump; ekipi i sigurisë ka identifikuar drejtimin nga po vinin të shtënat dhe kanë hapur zjarr. Në këtë pikë, personi është arratisur, por është kapur pas disa kilometrash.
Gjithmonë sipas Cnn, autoritetet kanë gjetur në hapësirën e fushës së golfit një çantë, një kallashnikov dhe një telekamerë Go-Pro.
Sipas autoriteteve, telekamere mund të përdorur nga personi që qëlloi për të regjistruar aksionin.
“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin”, tha zëdhënësi i kandidatit republikan, Steven Cheung pasditen e së dielës.
Ngjarja vjen pothuajse saktësisht dy muaj pasi Thomas Mattheë Crooks qëlloi ndaj Trumpit në një tubim në Butler të Pensilvanisë më 13 korrik, duke e plagosur në vesh. Senatori Lindsey Graham shkoi në “X” pak minuta pasi daljes së lajmit për të shtënat duke lavdëruar ish-presidentin për guximin e tij.
“Sapo fola me Presidentin Trump. Ai është një nga njerëzit më të fortë që kam njohur ndonjëherë. Ai është në humor të mirë dhe është më i vendosur se kurrë për të shpëtuar vendin tonë” – shkroi ai.
Shërbimi Sekret, i cili u kritikua gjerësisht pas atentatit të korrikut, shkroi në X se po hetonte një “incident mbrojtës” që përfshinte ish-presidentin. Agjencia tha se po koordinonte punën me zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach për hetimin. Në raportimet e para u tha se dy persona kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit. Megjithatë, autoritetet thanë se hetuesit tani besojnë se i vetmi që qëlloi ishte agjenti i Shërbimit Sekret.