...
Është zbardhur dëshmia e Lul Rakajt, autori i cili plagosi me armë zjarri dy persona ditën e djeshme në Malësi të Madhe.
Ai thotë se shkoi t’i takonte personat në fjalë i kanë dhunuar nipin, por ka dyshuar se njëri prej tyre ka pasur armë dhe i ka qëlluar.
Shpërndante kokainë për klientët VIP, kush është ish-konkurrenti i Big Brother që u arrestua gjatë operacionit “Tempulli 4”
“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, ka deklaruar përpara grupit hetimor shtetasi Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe.
Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes ndërsa ende nuk është gjetur arma e krimit, në gjendje të rendë vijon të jetë në spital i plagosuri, Avenir Hasanaj.