... Nami.al

Rama: 8,5 milionë turistë të huaj shijuan vendin tonë nga janari deri në gusht

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga janari deri në gusht të këtij viti në Shqipëri kanë qenë 8.5 milionë vizitorë.

Rama thotë se shifrat e vizitorëve që frekuentojnë Shqipërinë janë çdo vit e në rritje. Ai theksoi se Shqipëria po tërheq turistë edhe nga vendet e largëta si Australia, Zelanda e Re, Meksika, Brazili, Kina e Japonia.

Postimi i plotë i Ramës:

8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan vendin tonë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me vitin e shkuar të shpërthimit të Shqipërisë Turistike, por edhe me një larmishmëri më të madhe të vendeve të origjinës, nga ku patjetër janë rritur flukset e mëparshme prej burimeve të mëparshme, po edhe janë shfaqur flukse të reja turistësh nga vendet të largëta si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, po edhe nga Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat premtojnë rritje të mëtejshme në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ndërsa viti turistik vijon me grupe të tëra që shijojnë destinacionet e shumta nga veriu në jug, në majat e maleve, pikat e trashëgimisë kulturore, luginat e lumenjtë përgjatë trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë, si edhe në Tiranën e kthyer në stacionin e preferuar të turistëve.