...
Ditën e sotme, një lajm për përfshirjen në aksident të Meriton Mjekiqit ka pushtuar mediat e vendit dhe ato në Kosovë.
Por mesa duket, lajmi ka qenë i rremë, dhe këtë e ka konfirmuar gazetari Milaim Zeka.
Ky i fundit thotë se ditën e djeshme ka qenë në një makinë me Meritonin, dhe siç mund të shihet si ai, por edhe meritoni janë shëndoshë e mirë.
Ai u bën thirrje mediave të tregohen të kujdesshme në raportimin e lajmeve të tilla, që shpesh rezultojnë të pavërteta.