...
Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte. Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Drejtuesi i automjetit ishte biznesmeni Kristian Boçi i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur.
Pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të dokumentuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet si shkak të jetë bërë lagështia në dhe shpejtësia e lartë. Mediat raportojnë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.
Kristian Boçi është i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale. Pak kohë më parë Boçi u vu në fokus të mediave pasi me urdhër të SPAK iu sekuestruan atij dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij pasuri të shumta në vlerën e rreth 50 milionë eurove. Dyshohet se ato janë vënë me anë të aktiviteteve të paligjshme dhe më pas janë përfshirë në një skemë pastrimi parash.