... Nami.al

Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 43-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të shtunës në Berat, ku një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale S. B. Ishte duke kryer punime në një banesë kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, raporton policia.