...
Steve Dunn është një 67-vjeçar gjerman i cili në datën 8 korrik të këtij viti është nisur në këmbë nga Gjermania për të mbërritur në Pogradec të premten e 13 shtatorit. Gjatë këtij udhëtimi i është dashur të kalojë me disa shtete e të përshkojë mbi 2000 kilometra për 63 ditë.
“Jam 67 vjeç, në datën 8 Korrik nga shtëpia ime u nisa në këmbë për të ardhur në Shqipëri. Kalova nga Austria, Sllovenia, Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi e arrita me ne fund ne Shqipëri. Pas pak do të shkoj në Greqi. Qëllimi im final është tja dal te shkoj ne Athinë dhe Korinth të Greqisë. Ky udhëtim ishte 2400 kilometra që zgjati mbi dy muaj” – shprehet Steve.
Steve Dunn tregon se në jetë ka qenë shumë aktiv në sporte të ndryshme, ndërkohë që dëshira për të ardhur në Shqipëri në këmbë, i ka lindur vitet e fundit. Gjermani që eci për mijëra kilometra tregon se Shqipëria i ka bërë përshtypje për bukuritë natyrore dhe mikëpritjen e njerëzve.
“Është hera e parë në Shqipëri, vend fantastik, vendet malore, liqeni, me besoni që gjithë njerëzit i kam takuar kane qenë dashamirës. Takova një djalë të ri në rrugë, po punonte në firmë ndërtimi, më pyeti se çfarë më pëlqente nga Shqipëria.
Këtu ka filluar të punohet e zhvillohet shumë, ka një të ardhme ky vend, por ajo që më ra në sy, është mungesa e të rinjëve. Ata duhet të rrinë në Shqipëri, duhet një gjeneratë e fortë për këtë komb.” –tregon ai. Për pensionistin gjerman, udhëtimi do të vijojë drejt Greqisë, me shpresën se do të mund të arrijë në këmbë deri në Athinë.