... Nami.al

Sherri për pasagjerët në Shkodër, vdes në spital 52-vjeçari Dedush Gjoni

Dedush Gjoni, 52-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte pasi u dhunua nga një 63-vjeçar disa ditë më parë në Shkodër.

Sherri ka ndodhur më 5 shtator rreth orës 11:15, në lagjen “Vojo Kushi”, pasi të dy personat, shoferë furgonësh janë grindur për pasagjerët.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 63-vjeçari është arrestuar.

Gjithashtu në kontrollin e bërë nga policia rezultoi se ai mbante pa leje një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.