... Nami.al

Drejtuesi i velierës së gjetur në Kavajë ende i zhdukur, djali: Nuk kam komunikuar prej një muaji

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me velierën e zbuluar ditën e djeshme në territorin e fshatit Karpen. Rezulton se mjeti lundrues është nisur nga veriu i Barit, Itali më 9 shtator me drejtim Kroacinë dhe ka vazhduar lundrimin në normalitet.

Më pas lëvizjet e mjetit lundrues kanë qenë të çrregullta dhe të pakomanduara në lundrim. Më tej raportohet mjeti është konstatuar në ujërat shqiptarë më datë 10 shtator rreth mesditës por për shkak të motit të keq, kontrolli brenda velierës është bërë të nesërmen më 11 shtator.

Bëhet me dije se në bord është gjetur edhe një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç që dyshohet se është e drejtuesit të velieres. Ky i fundit është zhdukur dhe dyshohet se mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq.

Interpol po kryen verifikime për personin e zhdukur si edhe po mblidhen informacione se me ke ka qene ne bord kur është nisur nga Italia. Policia shqiptare ka kontaktuar me djalin e 85-vjeçarit i cili ka thënë që prej një muaji nuk kishte kontaktuar me të atin.