...
Kryeministri Edi Rama në interpelancën për mbetjet toskike, nuk ka lënë pa përmendur edhe kreun e PD, Sali Berisha.
Në replikat me kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili edhe thirri seancën, Rama u shpreh se “hallin ” më të madh e ka kryedemokrati Berisha.
Rama: Mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të mëparshëm të këtij që foli përpara. Besoj të gjithë e shohin dallimin mes nesh dhe këtyre, e thashë nga fillimi në fund, që ato mallra nuk hyjnë në kategorinë e mbetjeve të rrezikshme.
Unë ul kokën, dëgjoj dhe mësoj nga ekspertët, zotërisë i futet ekspertiza në gojë nga lart, e përtyp dhe fillin e pështyn këtu.
Nëse unë nuk gaboj, është zotëria që ka thënë se po erdhi Saliu këtu, unë iki bashkë me flamur. Por nuk iku! Problemin më të madh këtu e ka ai që nuk ngeli balerinë pa i shkuar te pallati.
Kishte kallëzuar vetëm Noc Rrokun, për Olsi Ramën, se do kishte vepruar si babale Salianji. Unë duroj shumë, do duroj deri kur SPAK-u të nxjerrë të vërtetën dhe më pas kemi dhe një ballafaqim tjetër bashkë. Pështymën që do merrni vitin tjetër nga shqiptarët do e keni më keq se në 97-tën.