...
Deputeti Pandeli Majko ka kërkuar ndjesë për incidentin me gazetarët teksa po futej në sallën e Kuvendit.
Lidhur me këtë ngjarje brenda Kuvendit ngritën zërin dhe deputetet demokrate, konkretisht Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa të cilat i kërkuan kryetares Elisa Spiropalit që të marrë masë disiplinore ndaj deputetit socialist.
“Kërkoj ndjesë për shtyrjen e mikrofonëve të gazetarëve, në veçanti gazetares që ishte shtatzënë”, tha Majko.
Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Fillimisht zgjodhi të mos flasë, por më pas Majko reagoi duke i hequr me forcë mikrofonin.