... Nami.al

Sali Berisha deklaratë para SPAK: Nuk ka asnjë provë kundër meje në gjykatë, firma ime nuk ekziston në ato dokumente

Ish kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK për tu njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij në aferën “Partizani”.

I rrethuar nga një grup militantësh Berisha u mbrojt duke hedhur poshtë se ka bërë presion apo ka detyruar dikë për të firmosur dokumente për privatizimin e sport klub partizanit.

Sali Berisha: Prokurorët politikë, mercenarë e dinin që ishin një mashtrim sepse fletoret zyrtarë faktuan se ajo tokë kurrë nuk është shpronësuar. Nga dhjetëra zyrtarë që kanë firmosur dokumentat e procesit për tokën, asnjë nuk është në ndjekje penale se kanë zbatuar ligjet. Firma e Sali Berishës nuk ekziston në asnjë nga këto dokumente.

Nuk ka prova që Berisha i ka bërë presion ndokujt që të firmosë. Në vitet 2006-2013, nuk ka asnjë ligj për privatizimin. Të gjitha ligjet janë miratuar për popullsinë dhe prej tyre kanë përfituar nga procesi i njohjes dhe rikthimit për pronarë legjitim mbi 500 mijë shqiptarë.

Ky qëndrim ligjor PD është krejtësisht i kundër me vendimet e Edi Ramës që i ka dhënë vëllait tokë në kundërshtim me ligjin. Rama ka marrë tokë në emër të nënës së tij apo njerëzve të tij. Të gjitha lejet e zhvillimit të kësaj prone janë dhënë nga Rama, Basha dhe Veliaj.

Berisha u vu nën arrest por privatizimi është nisur nga qeveria socialiste. Unë po shkoj të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet e falsifikuara pa asnjë provë, por të diktuara nga Edi Rama. Në gjykatë nuk ka asnjë provë, ndërkohë që drejtësia politike e ka mbajtur 9 muaj nën arrest. Ky vendim pa asnjë bazë ligjore përfshirë dhe izolimin është dëshmi se Edi Rama është i gatshëm për të bërë gjithçka për të zgjatur regjimin e tij. Sali Berisha është më i motivuar se kurrë në mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve.