...
Të tjera detaje janë mësuar nga zjarri që ka rënë te “Lobby Home” në Lundër.
Pas rënies së zjarrit, u evakuuan njerëzit që ishin brenda ambienteve të biznesit.
Zjarri ka rënë tek sistemet e kondicionimit, ndërsa është shuar pas pak minutash. Edhe policia, me një deklaratë zyrtare, ka sqaruar ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.