... Nami.al

Aksident në Fushë Arrëz, automjeti del nga rruga, humb jetën shoferi (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Kryezi-Iballë” në Fushë Arrëz.

Shtetasi Shkelzen Lleshi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka humbur jetën.

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Shkelzen Lleshi ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.