...
Ish-kryeministri, Sali Berisha u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim.
I pyetur nga gazetarët, nëse do të tërhiqet nga gara për kryeministrër, pas akuzës së SPAK, Berisha tha se një e tillë nuk ka për të ndodhur.
Berisha: Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një garë për kryeministër, cilido që dëshiron të vijë të sfidojë Sali Berishën.
Në zgjedhje jeni ju kandidat?
Berisha: Padiskutim, padiskutim dhe i fitores. S’ka diskutim ajo
Pas rreth 9 muajsh nën masën e arrestit të shtëpisë, ish-kryeministri Sali Berisha u vu sot zyrtarisht nën akuzë për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim për dosjen Partizani.
Sipas Berishës prokuroria nuk i ka paraqitur asnjë provë të re, nga ato që kanë dalë më herët dhe në media, ndërsa akuzoi SPAK se vepron si organizatë kriminale, në shërbim të kryeministrit Edi Rama.
Këtë të fundit e paralajmëroi se nuk do ta gëzojë mandatin e katërt, dhe se pushteti i socialistëve do të marrë fund.